Drejtori i Klinikës së Pulmologjisë, Musa Hoxha, vlerëson se përkundër rritjes së numrit të rasteve me të infektuar me COVID-19, situata në institucione shëndetësore ku ai punon vazhdon të jetë stabile dhe se mund të thuhet që këto ditë nuk po korrespondon numri i të infektuarve me numrin e pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore, dhe se po ashtu është i vogël numri i atyre që kanë nevojë për hospitalizim.
Ai po ashtu sqaroi se tani janë më të përgatitur se në fillim të kësaj pandemie, si dhe që janë duke u marr të gjitha masat adekuate për rritjen eventuale të pacientëve të infektuar .
Hoxha bëri të ditur se nëse vazhdon ky trend dhe numër aq i lartë i të infektuarve në vendin tonë, duhet të mendohet që të ndërmerren masa.
“Mendojme se ndoshta në ditët e ardhshme ndoshta do të mendojmë për ndonjë masë në ambiente të mbyllura, si p.sh. bartja e maskave ose çështja e distancës. Duhet ta përcjellim situatën dhe ta shohim se si do të jetë ky numër dhe se si do të jetë nevoja për konsulta mjekësore dhe hospitalizime. Megjithatë, ashpërsia e virusit tani është më e ulët sa i përket simptomave klinike”, deklaroi Hoxha në KlanKosova.


