Sporti

Drejtori i PSG flet për Mbappe: A pritet rinovimI i kontratës?

12/19/2021 11:53
nga:Lorik J

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo, beson se skuadra parisiene ka ende shanse për të arritur një marrëveshje që do të mundësojë rinovimin e kontratës së Kylian Mbappe.

“Nëse ai vendos të qëndrojë, ai qëndron sepse është dëshira jonë. Mendoj se kemi ende mundësi të mira për të rinovuar. Unë besoj në të”, tha Leopnardo në një deklaratë për Journal du Dimanche.

Sulmuesi është në fund të kontratës së tij dhe nga janari do të jetë në gjendje të negociojë të ardhmen e tij me një klub tjetër.

Reprezentuesi francez ka qenë i lidhur me Real Madridin në të kaluarën.

/GazetaBlic Sport