Lajme

Drejtori i Policisë Samedin Mehmeti takon Drejtorin e Policisë Nacionale të Portugalisë

06/15/2022 14:00
nga:Astrit Gashi

Gjatë vazhdimit të pjesëmarrjes në panairin “Eurosatory 2022”, i cili po mbahet në Paris të Francës, ku po merr pjesë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka realizuar takimin e radhës me drejtorin e Policisë Nacionale të Portugalisë Manuel Magina da Silva, me të cilin, sipas Policisë së Kosovë, diskutuan tema mjaft të rëndësishme me interes reciprok ndërmjet organizatave policore.

Diskutimet janë fokusuar kryesisht në avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy organizatave policore, me theks të veçantë mundësia e ofrimit dhe realizimit të trajnimeve të përbashkëta policore.

“Ky takim, nga të dy palët u vlerësua mjaft i rëndësishëm dhe frytëdhënës, në veçanti në shkëmbimin e eksperiencave policore dhe mundësis së realizimit të trajnimeve në fusha të ndryshme”, njofton PK.