Lajme

Drejtori i Policisë ndan medaljen “Mburojë e Policisë” për heroin Afrim Bunjaku

09/27/2023 16:46
nga:G B

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Kolonel Gazmend Hoxha, ka ndarë medaljen “Mburojë e Policisë” familjes së heroit Afrim Bunjaku, raporton Gazeta Blic.

Hoxha bashkë me stafin e tij ka vizituar familjen Bunjaku, të cilës i ka shprehur ngushëllime për rreshterin Afrim Bunjaku i cili me 24 shtator 2023, ra heroikisht në shërbim të mbrojtjes së vendit dhe sigurisë publike, integritetit dhe sovranitetit, si dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Përpos medaljes, drejtori i Policisë, në emër të ministrit të punëve të brendshme të Republikës së Shqipërisë z. Taulant Balla i dorëzoi flamurin e Republikës së Shqipërisë si nderim për veprën heroike të rreshter Afrim Bunjaku.

Postimi i plotë:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Kolonel Gazmend Hoxha, i ndau medaljen “Mburojë e Policisë” familjes së heroit Afrim Bunjaku

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Gazmend Hoxha, bashkë me stafin e tij, sot vizitoi familjen Bunjaku dhe në emër të Policisë së Kosovës shprehu ngushëllime për rreshterin Afrim Bunjaku i cili me 24 shtator 2023, ra heroikisht në shërbim të mbrojtjes së vendit dhe sigurisë publike, integritetit dhe sovranitetit, si dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Ky ishte edhe një mesazh tjetër i Drejtorit të Përgjithshëm që në këso kohë të vështira të qëndrojmë bashkë dhe të mbështesim familjen Bunjaku dhe të gjithë pjesëtaret e Policisë që me dedikim e sakrificë përkushtohen në mbrojtjen e paqes dhe sigurisë në Republikën tonë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Kolonel Hoxha, familjes së heroit Afrim Bunjaku i ndau medaljen “Mburojë e Policisë”, si dhe në emër të ministrit të punëve të brendshme të Republikës së Shqipërisë z. Taulant Balla i dorëzoi flamurin e Republikës së Shqipërisë si nderim për veprën heroike të rreshter Afrim Bunjaku.