Fit&Sexy

Drejtori i Onkologjisë: Ka rritje të numrit të personave të prekur me kancer të lëkurës

06/24/2024 18:55
nga:N K

Në Kosovë ka rritje të sëmudjes së kancerit të lëkurës viteve të fundit dhe moshat më të vogla që mund të jenë të prekura nga këto sëmundje janë ato 5 dhe 6 vjeçare. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, në një prononcim për Gazeta Blic, i cili ka treguar për llojet e kancerit të lëkurës më të pranishme në vendin tonë dhe moshat më të prekura me sëmundjet e kancerit të lëkurës.

Cilat janë llojet e kancerit të lëkurës?

“Ato varijojnë prej cilës pjesë lokalizohen dhe çfarë forme të kancerit bëhet fjalë mellanum, tumoret siç janë Karcinoma skuamonoze dhe lokalizimit të tyre. Nëse është fjala për mellanum, atëherë zakonisht është një njollë e cila mund të jetë mbi lëkurë me një ngjyrë të zezë me kufi të ç’rregullt dhe shpeshherë është gjakosur. Nëse është fjala për tumor skuamoz, lokalizohet zakonisht në fytyrë dhe i ekspozohen diellit më shumë edhe ajo lajmërohet si një informacion i cili ka formë të çrregullt me ngjyrë të ndryshme të kaftë ose ngjyrë të lëkurës, edhe ajo mund të gjakoset ndonjëherë dhe këto japin tani probleme tjera tek pacienti me një dhimbje nëse e penetron thellë lëkurën dhe gjakderdhje në shumicën e rasteve”, theksoi ai.

Sipas drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, viteve të fundit në Kosovë ka rritje të numrit të rasteve të kancerit të lëkurës.

“Kanceri i lëkurës në Kosovë është në rritje nga viti në vit, sikurse tumoret tjera në përgjithësi në Kosovë. por edhe kjo është problem në vete pasi që në bazë të dhënave që ne kemi në klinikë në një regjistër, numri duhet të jetë më i madh, pasi një numër i konsiderueshmëm i këtyre rasteve nuk lajmërohen në Klinikën e Onkologjisë, sepse bëjnë vetëm trajtim kirurgjikal dhe pastaj vazhdohen prej kirurgut pa u lajmëruar në Klinikën e Onkologjisë. Të dhëna të sakta të këtij numri, duhet të ketë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHP), por numri nga viti në vit është në rritje, sidomos tek personat që i ekspozohen kohëve të gjatë diellit gjatë verës qëndrojnë gjatë gjithë ditës dhe në pikën e nxehtit në diell dhe këto ndryshime janë shumë të shpeshta, tek personat që i prekin moshat 5 dhe 6 vjeç”, tregoi Kurtishi.

Cilat janë moshat më të prekura me sëmundjet e kancerit të lëkurës?

“Kanceri i lëkurës mund t’i prekë të gjitha moshat, mirëpo moshat 5 dhe 6 vjeçare i prek dhe ata të cilët janë më të bardhë dhe pigment në lëkurë janë më të rrezikuar në këto sëmundje. Numri është goxha i lartë edhe në Kosovë, kur të analizohen të dhënat dhe filtrohen nga Instituti Kombetar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), do të ketë një numër të konsiderueshëm të këtyre rasteve”, përfundoi drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Ilir Kurtishi./GazetaBlic/