Sporti

Drejtori i Napolit: Jemi në bisedime me Kvaratskhelian për një kontratë të re

10/06/2024 10:47
nga:Lorik J

Drejtori sportiv i Napolit, Giovanni Mana, ka bërë të ditur se klubi është në bisedime me sulmuesin Kvaratskhelia për vazhdimin e kontratës.

“Jemi duke komunikuar për një kontratë të re. Nuk jemi me nxitim dhe nuk jemi nën presion. Futbollistit i kanë mbetur edhe tre vite nga kontrata aktuale. Jemi të qetë dhe po negociojmë”, tha Mana.

Më 1 tetor, u njoftua se klubi i kishte ofruar 23-vjeçarit gjeorgjian një pagë prej gjashtë milionë euro në vit për një zgjatje të kontratës.

Kvaratskhelia luan për Napolin që nga korriku i vitit 2022. Në sezonin aktual, ai ka shënuar tre gola dhe ka dhënë dy asistime në nëntë ndeshje për skuadrën e Napolit.

/GazetaBlic Sport