Sporti

Drejtori i Leverkusenit: Duam më shumë lojtarë si Xhaka!

05/06/2024 08:58
nga:Lorik J

Florian Wirtz dhe Granit Xhaka do të qëndrojnë me kampionët e ri të Bundesligës, Bayer Leverkusen përtej verës, tha drejtori sportiv Simon Rolfes.

Leverkusen fitoi titullin e parë të ligës në historinë e tyre 120-vjeçare, me Wirtz e Xhaka që ishin fantastik gjatë tërë sezonit, përcjell GazetaBlic Sport.

Në një intervistë për Spiegel, Rolfes tha se “Granit po qëndron, edhe Wirtz”.

“Nëse bëjmë ndonjë ndryshim të madh gjatë verës, do të ishte vetëm të sjellim lojtarë të mëdhenj si Graniti, të cilët janë lojtarë të rregullt”, tha ai.

Kujtojmë se Xhaka realizoi sërish dje ndaj Frankfurtit në Bundesliga.

/GazetaBlic Sport/