Lajme

Drejtori i Klinikës Infektive: 11 raste të hospitalizuara me Covid, 2 me oksigjenoterapi

08/20/2024 16:20
nga:Y I

Lidhur me rastet aktuale për Covid19 është deklaruar edhe Arben Vishaj, drejtori i Klinikës Infektive në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Ai tha se momentalisht janë 11 raste të hospitalizuar dy prej të cilëve me oksigjeno terapi që kryesisht u takojnë moshave të shtyra.

“Për momentin në Klinikën Infektive kemi 11 raste të hospitalizuar, dy nga ta janë me oksigjeno- terapi dhe kryesisht u takojnë moshave të shtyra”, tha Vishaj për FrontOnline.