Sporti

Drejtori i Juventusit: Dybala nuk do të rinovojë kontratën, vendimi është marrë

03/21/2022 20:16
nga:L J

Drejtori i Përgjithshëm i Juventusit, Maurizio Arrivabene foli në një aktivitet bamirësie në Milano, organizuar nga Spitali Monzino, dhe bëri deklarata shumë të rëndësishme për prishjen e negociatave për rinovimin e kontratës me Paulo Dybala.

Në mediumet italiane sot u raportua se Dybala ka vendosur që të mos rinovojë kontratën me “Zonjën e Vjetër”, andaj do të largohet si lojtar i lirë në qershor, përcjell GazetaBlic Sport.

“Kontrata e Dybala nuk është rinovuar. Takimi i sotëm ishte miqësor, i qartë dhe i respektueshëm. Do të kishte qenë e lehtë për Juventusin të bënte një ofertë në rënie, por do të ishte mungesë respekti për Paulo. Vendimi është marrë. Zgjedhjet e tregut në janar sigurisht që ndikuan në vendimin tonë. Me ardhjen e Vlahovic, ndryshuan gjërat”, tha ai për mediat italiane.

/GazetaBlic Sport