Lajme

Drejtori i IAMN, Fatmir Sheholli: Branimir Stojanoviq kandidat i denjë kundër Listës Serbe!

08/21/2021 18:01
nga:M K

Drejtori i Institutit për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe analisti politik, Fatmir Sheholli, lidhur me kandidaturën e ish-zëvëndëskryeministrit të qeverisë së Kosovës, Branimir Stojanoviq për kryetar komune të Graçaniçës, ka pohuar se është shumë mirë që njëri prej themeluesve të Listës Serbe është shkëputur nga kjo listë dhe ka kandiduar si kandidat i pavarur për kryetar të Graçanicës.

Sheholli ka pohuar se është me rëndësi të madhe që Stojanoviq e ka kuptuar realitetin në terren dhe nuk është bërë dorë e zgjatur e Serbisë dhe ju ka kundërvu diktaturës së Beogradit.

Sheholli shtoi se me fitoren e Stojanoviqit, shqiptarët nuk do të kenë probleme dhe pengesa rreth marrjeve të lejeve për ndërtim të shtëpive dhe projekte të tjera që janë bërë pengesë për shqiptarët nga kuadrot e Listës Serbe.

Drejtori i IAMN, Fatmir Sheholli deklaroi se Instituti që ai drejton ka dhënë kontribut të madh në paraqitjen e kandidaturave që do t’i kundërvihen Listës Serbe, me theks të veçantë në Graçanicë, duke shtuar se pluralizmi politik te serbët e Kosovës duhet të jetë vazhdimisht prezent, me qëllim që të vijnë në shprehje kandidatura jo vetëm si e Stojanoviqit, por edhe të tjera.