Vendi ynë, javët e fundit, ka njohur rritje enorme të rasteve të reja me Covid-19, raporton Gazeta Blic.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitë me Coronavirus 3 mijë e 617 qytetarë ndërsa kanë humbur jetën fatkeqësisht katër të tjerë.
Një shtresë mjaft e ndjeshme dhe e cila duhet të ketë kujdes të shtuar në lidhje me këtë virus janë gratë shtatzëna.
Për të folur në lidhje me gjendjen e tyre pas infektimit dhe sa janë të shtruara aktualisht në Klinikën e Gjinekologjisë për trajtim, Gazeta Blic, ka kontaktuar me drejtorin e kësaj klinike, Jakup Ismaili.
Ismaili tha se momentalisht të shtrira janë 11 gra shtatzëna dhe gjendja e tyre paraqitet stabile.
“Në mëngjes kanë qenë të shtrira në Klinikën e Gjenekologjisë 11 paciente shtatzëna dhe gjendja e tyre aktualisht paraqitet stabile. Simptomat kryesore që po shfaqen janë kryesisht kollë, temepraturë, dhimbje nyjesh, dhimbje fyti, pra janë kryesisht simptoma të lehta nuk kanë patur probleme të rënda” tha shkurt Ismaili për “Gazeta Blic.
Përhapja e madhe dhe e shpejtë e variantit Omicron risolli në fuqi masat e reja anti Covid.
Këto masa janë kundërshtuar nga qytetarët dhe shoqëria civile.
Nga Qeveria kanë deklaruar se vendosja e tyre ka qenë e nevojshme pas shtimit të lartë të rasteve të reja.
Aktulaisht në Kosovë janë mbi 31 mijë raste aktive me Covid-19.
/Gazeta Blic/
Mbi 31 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë
Në SHSKUK po trajtohen 179 pacientë nga Covid-19