Fiorentina ka hedhur poshtë spekulimet për mundësinë e nënshkrimit për mesfushorin ofensivë të Real Madridit, Isco.
Është raportuar në javët e fundit që spanjolli mund t’i bashkohet klubit italian, derisa problemi kryesor mund të jetë vetëm paga.
Sidoqoftë, drejtori sportiv i Fiorentinës, Daniele Prade ka konfirmuar se nuk do transferojnë Iscon, duke u shprehur se nuk ia njohin as agjentët.
Rumours of Fiorentina interested in signing Isco are "wide of mark", club director Daniele Pradé confirms: "We're not gonna sign Isco, no way. We don't even know who are his agents". ?? #transfers
Isco's expected to leave Real Madrid as free agent in June. #RealMadrid
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 10, 2022
“Nuk do transferojmë Iscon, në asnjë mënyrë. As nuk i njohim agjentët e tij”.
Ndërkohë, Isco pritet të largohet në verë si agjent i lirë nga Real Madrid, skuadër që ka vendosur të mos i vazhdojë kontratën.


