Sporti

Drejtori i Dortmundit: “Ultimatumi për Haaland që të vendosë të ardhmen? Kjo është një marrëzi”

01/20/2022 15:22
nga:L J

Shefi ekzekutiv i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke foli për ARD për të ardhmen e Erling Haaland duke mohuar se klubi i kishte dhënë lojtarit një ultimatum për të vendosur për të ardhmen e tij.

“Të thuash që Dortmundi i ka dhënë një ultimatum është një marrëzi. Nuk ka asnjë afat”, siguroi ai.

Megjithatë, vetë norvegjezi kishte deklaruar kështu të premten në mbrëmje, pas dy golave ndaj Freiburgut:

“Borussia Dortmund po më bën presion për të marrë një vendim për sezonin e ardhshëm, por unë dua vetëm të luaj futboll”.

/GazetaBlic Sport