Drejtori i Shërbimit Korrektues, Ismail Dibrani, ka folur lidhur me arratisjet e fundit të dy të burgosurve, Faton Hajrizit dhe Ujkan Metajt.
Ai ka thënë se të dy personat janë larguar nga burgu i tipit të hapur.
I dënuari Faton Hajrizi ka përfunduar 2/3 e vuajtjes të dënimit dhe si rezultat i kësaj burgu i Dubravës i ka lejuar vizitat në familje, dhe si rezultat i sjelljes së mirë është dërguar në qendrën e hapur dhe i ishte lejuar vikendi në shtëpi.
Ai ka thënë se këta persona që janë arratisur do t’i humbin privilegjet që i kanë pasur.
“Jemi në koordinim me institucionet e sigurisë për ta menaxhuar situatën”, tha Dibrani, shkruan Reporteri.net.
“Nga viti 2007 janë 56 persona nuk janë kthyer nga vikendi, janë larguar nga institucioni i hapur ose janë arratisur. Rasti i fundit është i vitit 2018”, ka thënë Dibrani.
Ai ka thënë se shumë shpejt do të publikohet edhe lsita e personave që janë arratisur.