Sporti

Drejtori i Borussia Dortmund: Duam që Bayern Munich të na shohë përsëri si rivalë

10/15/2025 20:21
nga:Lorik J

Legjenda e Borussia Dortmund dhe drejtori aktual i klubit, Lars Ricken, beson se Bayern Munich nuk i ka perceptuar “verdhëzinjtë” si një kundërshtar të vërtetë kohët e fundit dhe dëshiron ta ndryshojë këtë.

“Ishin ndeshje shumë të lehta, por kjo ndodhi edhe sepse Bayern nuk na shihte si rivalë sezonin e kaluar për shkak të performancës sonë. Ne duhet ta meritojmë përsëri këtë garë”, tha Ricken për Sport Bild.

“Duhet të jemi të sinqertë: në nivel ndërkombëtar, në Ligën e Kampionëve, Bayern dhe Dortmund mbajnë barrën e rëndë të Bundesligës. Asnjë klub tjetër nuk e përfaqëson nivelin e lartë gjerman aq mirë sa këto dy klube”, pranoi Ricken.

/GazetaBlic Sport