Drejtori sportiv i Bayern Munich, Max Eberl, i lëvdoi me entuziazëm anësorët e ekipit, Michael Olise dhe Luis Diaz, të cilët luajtën një tjetër ndeshje të fortë dhe ishin kryesisht përgjegjës për fitoren 8-1 ndaj Wolfsburgut.
“Olise është deri diku Robben i ri. Dhe Diaz nga ana tjetër, ai më kujton më shumë Riberyn. Pra, kemi sulmuesin delikat, elegant dhe krijues si Michael, si dhe Luizin krijues, i cili gjithashtu mund të krijojë kaos midis mbrojtësve.”
Trajneri i Bayernit, Vincent Kompany, nuk përdor shumë superlativa: “Nuk do t’i krahasoja ende me Robbenin dhe Riberyn. Kam shumë respekt për këta dy sulmues kundër të cilëve kam luajtur. Nëse në një moment vijnë trofetë e mëdhenj, atëherë mund të flasim për këtë.”
/GazetaBlic Sport


