Manuel Neuer është afër nënshkrimit të një kontrate të re me Bayern Munich në moshën 38-vjeçare.
Drejtori sportiv i bavarezëve Max Eberl e konfirmoi këtë duke folur për Sky Germany: “Të dyja palët do të ishin të lumtura kur të përfundojë. Nuk mund të them ende saktësisht se kur. Bisedimet janë në rrugën e duhur dhe ka të bëjë me sqarimin e detajeve të fundit”.
Neuer pritet të nënshkruajë një kontratë të re dyvjeçare, gjë që ndoshta do të thotë se ai do të përfundojë në Bayern Munich në moshën 40-vjeçare.
Pavarësisht moshës së tij, portieri 38-vjeçar gjerman është ende i fortë dhe ka arritur 12 porta të paprekura në 19 paraqitje për Bayernin deri më tani këtë sezon.
/GazetaBlic Sport