Drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani ka treguar se kanë mbajtur takimin me drejtorët e shkollave, në lidhje me çështjen e blerjes së teksteve shkollore, dhe se bindja e tyre është që Suhareka ka për ta përfunduar mirë këtë punë. Ky vendim i ministrisë sipas tij ka qenë i vonuar, por që e përkrahin për të parandaluar keqpërdorimet, raporton Gazeta Blic.
Në një prononcim për Gazeta Blic, Remzi Bajselmani tregon rreth përgatitjeve që i kanë bërë për fillimin e vitit të ri shkollor dhe për bisedimet e teksteve shkollore gjatë takimit me drejtorët e shkollave.
“Ne sot përfunduam takimin me drejtorët e shkollave, për përgatitjet që i kemi bërë për fillimin e mbarë të shkollave dhe kemi biseduar çështjen e teksteve mësimore. Kanë marrë zotime të gjithë drejtorët që bashkë me aktivët profesional me mësuesit e klasëve do të punojnë me prindërit dhe kemi bindjen si Suharekë kemi me përfundu këtë punë mirë”, tha ai.
Bajselmani tha se ministria është deklaruar se do ta rregulloj sistemin për aplikim edhe për ata nxënës të cilët nuk i kanë mbush 6 vjet.
“Edhe pse ka vështirësi veçanërisht nga 5 vjeçarët ata të cilët nuk i kanë mbush 6 vjet, dhe ata të cilët i kanë 10 vjet në klasën e 6, ministria është deklaru se do t’a rregulloj sistemin ku do të pranohet edhe aplikimi i tyre në e-Kosova për rimbursim”, theksoi Bajselamni.
I njëjti bëri të ditur se kanë kontaktuar me librarit të cilat janë në proces e sipër për furnizimin e teksteve shkollore në bashkëpunim me mësimdhënësit.
“Kemi kontaktuar me librarit, kemi filluar furnizimin, e kanë marrë katalogun të cilët e kanë mbush mësimdhënësit për përzgjedhjen e tekstit mësimor dhe kështu në këtë formë do të bëhet furnizimi i teksteve, normalisht në bashkëpunim me prindërit, mësimdhënësit dhe shkollat”, shtoi ai.
Bajselmani konstatoi se vendimin e ministrisë e kanë kundërshtuar pasiqë është shumë i vonuar por që e përkrahin për parandalimin e keqpërdorimeve dhe shton se mundësit janë të mëdha që muaji shtator të shkojë derisa të stabilizohet vendi me tekste.
“Ne kemi kundërshtuar këtë vendim sepse është shumë i vonuar, s’ka problem ka filluar procedura e re, ka pasur nevojë, edhe ne e përkrahim që të ndalen keqpërdorimet. Kështuqë mundet me shku komplet shtatori derisa të stabilizohet vendi me tekste”.
Ai tha se prindërit kanë pasur vështirësi gjatë aplikimit por që kanë kërkuar ndihmë nga drejtoria e arsimit.
“Prindërit kanë pasur disa vështirësi me aplikacione por kanë ardhur në drejtori për të kërkuar ndihmë, dhe ne sa kemi mundur i kemi përkrahur dhe mësimdhënësit janë shumë të gatshëm t’i ndihmojnë prindërit t’a përdorin aplikacionin”, përfundoi Remzi Bajselmani për Gazeta Blic.
Ndërsa, drejtori i Arsimit në Komunën e Podujevë, Avni Fetahu thotë se komuna e Podujevës e sheh shumë të qëlluar vendimin e ministrisë dhe se është zgjedhja ideale për këtë vit. Dhe shtoi se librarit në Podujevë nuk kanë paraqitur ndonjë problem për furnizimin e teksteve shkollore.
Në një prononcim për Gazeta Blic, Avni Fetahu tha se vendimi ishte i vonuar por që kanë arritur të mobilizohen dhe se periudha e vitit shkollor nuk do të ketë probleme sa i përket çështjes së librave.
“Ne si komunë e Podujevës e shohim këtë vendim shumë të duhur, shumë të qëlluar duke marrë parasysh rrethanat për të cilat kanë kaluar procedurat e nogcimit dhe ministrisë në çështjen e librave, mendojm që është zgjedhja ideale për këtë vit, sidomos në situata të cilat kemi qenë. A duhej ky vendim të merrej më heret?, sigurisht që po, mirëpo edhe në këtë kohë ia kemi arritur të mobilizohemi edhe besoj që periudha e vitit shkollor nuk do të ketë probleme sa i përket çështjes së librave“, deklaroi ai.
Fetahu tregoi se kanë kontaktuar me librarit në Podujevë dhe nuk është paraqitur ndonjë problem deri më tani.
“Mesa kemi kontaktuar me një numër të librarive këtu nuk kanë paraqitur ndonjë probem të caktuar, ku kanë një përvojë të gjatë të këtyre furnizimeve për libra dhe nuk kanë paraqitur ndonjë shqetësim” konstatoi ai.
I njëjti thotë se në një shkollë në këtë komunë është marrë një shembull, ku përmes disa kompjuterëve i ka ndihmuar prindërit të cilët kanë pasur probleme në aplikim, dhe shtoi se ata të cilët nuk kanë pasur fare mundësi të aplikojnë kanë dërguar imell adresë në faqen zyrtare që e ka publikuar ministria.
“Takimi me drejtorët e shkollave ka qenë sfidues, janë disa fëmijë që janë në moshën 5 vjeçare dhe disa 10 vjet dhe në sistem e kanë pasur vështirë të aplikojnë, për fat të mirë një shkollë në Podujevë “Shaban Shala”, ka marrë një shembull të mirë ku përmes disa kompjuterëve i ka inkurajuar ata prindër të cilët kanë pasur probleme të kësaj natyre dhe kanë bërë aplikimin për libra, në të njëjtën kohë ata ku nuk kanë pasur fare mundësi të aplikojnë kanë dërgu imell adresë në faqen zyrtare që e ka publikuar ministria, ashtu siç e potencoj dhe ministrja dje në takim, mëse 700 imella kishin marrë nga prindërit për probleme të ndryshme, dhe ato ishin trajtuar me po, kështuqë mbledhjet tani nuk vijnë me ndonjë shqetësim apo problem“, theksoi Fetahu.
Drejtori i arsimit është pyetur nga Gazeta Blic se a do të ketë mundësi të zvarritet viti i ri shkollor për shkak të procedurës të blerjes së teksteve, dhe ai konsideron që jo, për arsye se duhet të jenë real në gjendjen aktuale.
“Ne konsiderojmë që jo, për arsye se duhet të jenë real në gjendjen aktuale çfarë do të jetë në Kosovë edhe ashtu në ditën e parë nuk është që asnjë mësimdhënës që fillon menjëherë me procesin e zhvillimit të njësive mësimore nëpër libra, zakonisht në ditën e parë, dytë siç ndodh rëndomtë flasin për planprogramet, mënyrat, konceptin e njësive mësimore dhe kështuqë nuk do të thotë që automatikisht ditën e parë të gjithë prindërit, të gjithë nxënësit të jenë të pajisur me libra, por ndodh që edhe kur i kanë furnizu ministria nuk kanë qenë gjithmonë me libra, kështuqë nuk është diçka që do t’a pengojë procesin mësimor“, përfundoi Avni Fetahu për Gazeta Blic.
Burri i Presidentes blen libra për vajzat e tij, s’tregon sa i kushtuan


