Lajme

Drejtori i AKI-së raporton nesër për situatën alarmante në Deçan

07/14/2021 14:58
nga:N M

Kryetarja e Komisionit për mbikëqyrjen AKI-së, njëherit deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se nesër do të raportojë drejtori i kësaj agjencie, Petrit Ajeti, lidhur me situatën e krijuar në Deçan.

Musliu përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se raportimi do të fillojë në orën 09:00.

“Në Komisionin për mbikëqyrjen e AKI-së raportoj Inspektori i Përgjithëshem i AKI-së. Sot po ashtu komisioni mori vendim unanim që nesër në orën 9:00 ta ftoj në takim urgjent drejtorin e AKI- së për gjendjen në Deçan”, ka thënë ai.

A janë përçarjet në disa degë të VV-së, arsyeja pse po shtyhet zyrtarizimi i kandidaturave për kryetar komunash – pesë ditë nga mbyllja afatit, VV zgjedh heshtjen