Drejtoresha Rajonale e Policisë së Kosovës në Mitrovicën e jugut, Afërdita Mikullovci ka qenë cak i një sulmi kibernetik, raporton GazetaBlic.com
Siç ka njotuar zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Fixhirije Gashi-Pllana, Mikullovci tashmë ka humbur qasjen në profilin e saj në rrjetin shoqëror “Facebook”.
Gashi-Pllana, ka kërkuar nga qytetarët që të mos i përgjigjen asnjë thirrje që bëhet nga llogaria zyrtare e Mikullovcit në këtë rrjet shoqëror.
Ndryshe, Afërdita Mikullovci ishte emëruar në krye të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e jugut në maj të vitit 2018.