Lajme

Drejtoresha e FOL: Veprimi i LVV-së për moscertifikimin e Listës Serbe, qasje jo serioze, e papërgjegjshme dhe e dështuar!

12/03/2025 10:58
nga:Y I

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka refuzuar certifikimin e Listës Serbe.

Vetëm dy vota kanë qenë për, dy kundër, ndërkaq anëtarët e tjerë kanë abstenuar.

Kjo ka sjellë reagimin e fortë të komunitetit ndërkombëtar duke filluar nga Amabsada amerikane, Bashkimi Evropian, OSBE etj.

Ambasada e SHBA-së ka fajësuar LVV-në për bllokim të certifikimit duke thënë se këto përpjekje janë “dritëshkurtra dhe përçarëse”.

“Përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë dritëshkurtra dhe përçarëse. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Veprime të tilla dëmtojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, duke përfshirë rifillimin e dialogut tonë strategjik për të çuar përpara mundësitë për bizneset amerikane dhe të Kosovës” thuhet në njoftimin e Ambasadës” thuhet në reagim raporton “Gazeta Blic”.

Në lidhje me këtë vendim ka folur për “Gazeta Blic”, drejtoresha ekzekutive e Lëvizjes FOL, Mexhide Demolli-Nimani.

Demolli-Nimani tha se ky veprim i Lëvizjes Vetëvendosje tregon një qasje jo serioze, të papërgjegjshme dhe të dështuar.

“Ky veprim i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, për të mos e certifikuar listën Srpska për Zgjedhjet Nacionale të 28 dhjetorit 2025, nuk është asgjë tjetër veçse përsëritje e asaj që kemi parë tashmë dy herë gjatë këtij viti. Si i tillë, është një qasje jo serioze, e papërgjegjshme dhe e dështuar, sidomos kur dihet qartë se çfarë do të pasojë më tej” deklaroi ajo.

Ajo theksoi se një veprim i tillë bëhet për një ‘grusht votash’ pa e marrë parasysh koston politike dhe diplomatike për vendin.

Drejtoresha e FOL tha se duke parë reagimin e ambasadave shihet qartë se se këto veprime po e dëmtojnë pozicionin e Kosovës në raport me partnerët ndërkombëtarë.

“Kjo lëvizje është bërë vetëm për një grusht votash, pa e marrë parasysh koston politike dhe diplomatike për vendin. Reagimet e ambasadave gjatë ditës së djeshme dhe sot tregojnë qartë se këto veprime po e dëmtojnë pozicionin e Kosovës në raport me partnerët tanë ndërkombëtarë. Kosova, si shtet, duhet të veprojë me maturi, përgjegjësi dhe në koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë. Vetëm kështu mbrojmë interesin shtetëror dhe besueshmërinë e vendit tonë në arenën ndërkombëtare” tha Demolli-Nimani në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

‘Moscertifikimi i Listës Serbe’, Bugaqku: Vendim i paligjshëm, narrativë për t’u përdorur për fushatë elektorale!

Ambasada e SHBA-së, pas mos-certifikimit të Listës Serbe: Përpjekje përçarëse e LVV-së

OSBE-ja reagon pas moscertifikimit të Listës Serbe, shpreh shqetësimin me polarizimin politik në KQZ