Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës nga radhët e PDK-së, Besianë Musmurati ka njoftuar se për herë të parë në historinë e Komunës së Prishtinës drejtorët dhe zëvendës-drejtorët e shkollave tona do të përzgjidhen në bashkëpunim me Ambasadën Britanike në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se do t’i japin fund punësimeve partiake në shkollat e Prishtinës, përcjell Gazeta Blic.
Postimi i saj i plotë në Facebook:
JO POLITIKË NË ARSIM!
Do t’iu japim fund punësimeve partiake në shkollat e Prishtinës! Jam e lumtur që për herë të parë në historinë e Komunës së Prishtinës, me kërkesën dhe iniciativën e Drejtorisë së Arsimit, drejtorët dhe zëvendës-drejtorët e shkollave tona do të përzgjedhjen në bashkëpunim me Ambasadën Britanike në Kosovë. Me këtë, ne do të vendosim një vijë të qartë mes qeverisjes sonë në shërbim të qytetarëve dhe qeverisjeve të kaluara.
Menaxhimi i shkollave është jetik për funksionim të mirëfilltë të arsimit. Edukimi dhe arsimimi i fëmijëve të Prishtinës lidhet ngushtë me mënyrën e funksionimit dhe menaxhimit të shkollave dhe çerdheve. Prandaj, e konsideruam çështje të rëndësisë parësore që procesin e emërimit të drejtorëve dhe zëvendës-drejtorëve të shkollave ta bëjmë sa më transparent dhe gjithëpërfshirës.
Duke ua lënë udhëheqjen profesionistëve, të ardhmen ua japim nxënësve, kurse punësimet jo-meritore të kaluarës.


