Një shofer është dënuar me 150 euro gjobë nga Policia e Kosovës për shkak se ka drejtuar automjetin pa e siguruar fëmijën në ulësen për fëmijë.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës.
“Në bazë të video-incizimeve të publikuara në media, Njësia për Kontroll të Autostradave ka arritur që të identifikoj shoferin i cili gjatë drejtimit të automjetit nuk ka siguruar fëmijën në ulësen për fëmijë, i njëjti është gjobitur dhe i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik’” thuhet në njoftim.
Dënimi është shqiptuar gjatë ditës së djeshme rreth orë 19:00 të mbrëmjes.
Deklarohen nga PDK-ja, tregojnë a do ta mbështesin mocionin e mosbesimit të iniciuar nga AAK-ja!


