Showtime

“Drejtësi për Shqipërinë”, rrjeti “shpërthen” në komente pas dështimit në “Eurovision”

05/11/2022 09:02
nga:Genita C

Njerëzit kanë shpërthyer në komente pasi këngëtarja shqiptare Ronela Hajati nuk do të jetë pjesë e finales së “Eurovision 2022”.

Kënga e saj “Sekret”, nuk ia doli të kualifikohet për në natën e finale të Festivalit Europian të Këngës që po mbahet në Torino, shkruan lajmi.net.

Projekti i Ronela Hajatit është njëra ndër këngët më të pëlqyera në ‘Youtube’, por ëndrra e saj u shua në gjysëmfinale.

Në faqen e “Eurovision” në ‘Instagram’ me mijëra komente kanë vërshuar nga ndjekësit ku kërkohet drejtësi për vendin tonë.