Lajme

Drejtësi pas dy dekadash: Shyhrete Berisha rikthen të drejtën mbi shtëpinë

01/13/2026 15:16
nga:G B

Pas një beteje ligjore që zgjati rreth 20 vjet, Shyhrete Berisha ka fituar të drejtën mbi shtëpinë ku kishte jetuar me bashkëshortin dhe fëmijët e saj, të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Vendimi është konfirmuar nga shkalla e dytë e Gjykatës së Apelit.

Rasti po ashtu u konfirmua edhe nga avokati i Shyhrete Berishës, Miftar Qelaj i cili për Klankosova ndër të tjera tregoi se një pjesë e kërkesë-padisë është refuzuar, për çka edhe do të paraqitet revizion.

“E ka fituar ½ në bashkëpronësi nën gastrën ku është e ndërtuar shtëpia e banimit”, tha ai.

Gjatë luftës, Berisha kishte shpëtuar për mrekulli pasi ishte hedhur nga një kamion i ushtrisë serbe që transportonte rreth 50 viktima nga familja Berisha në Suharekë. Nga ai kamion kishin mbijetuar vetëm ajo dhe kushërira Vjosa me djalin, Gramosin.