Drenica ka fituar penallti ndaj Llapit në ndeshjen e Superligës së Kosovës në ‘Zahir Pajaziti’.
Igball Jashari u pengua në zonë nga Coric, i cili kishte karton të verdhë, por që gjyqtarët vendosën të mos e përjashtojnë, shkruan GazetaBlic Sport.
Jashari mori përsipër ekzekutimin e penalltisë me ç’rast edhe e humbi, pasi Coric priti goditjen e tij nga 11 metra distancë në minutën e 69;të.
Rezultati momental i takimit është 2-3.
/GazetaBlic Sport



