Ka përfunduar ndeshja mes Prishtinës dhe Drenicës.
Prishtina u eliminua nga Kupa e Kosovës, pasi u mposht minimalisht nga Drenica, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e parë në këtë takim e realizoi, Kreshnik Uka.
Uka realizoi në minutën e 61’të të takimit.
Prishtina realizoi në sekondat e fundit të takimit me anë të Besnik Krasniqit duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.
Kujtojmë që në takimet tjera të ditës së sotme mes Fushë Kosovës dhe Dritës, dhe Ballkani – Malisheva, tutje kaluan Drita dhe Ballkani.
/GazetaBlic Sport/


