Showtime

‘Dramë’ në familjen e Miley Cyrus

03/04/2024 14:24
nga:N K

Këngëtarja Noah Cyrus motra e artistës me famë botërore Miley Cyrus, është takuar disa herë me burrin e tanishëm të nënës së saj para se këta të fundit të martoheshin, tha një burim për “PEOPLE”.

Burimet pretenduan se Noah dhe Purcell ishin lidhur më parë dhe kishin ndaluar së takuari njëri-tjetrin përpara se aktori dhe nëna e këngëtarës Tish Cyrus të kishin ndjekur marrëdhënien e tyre.

Motra e vogël e Cyrus, thuhet se është e ‘ofenduar’ për marrëdhënien e nënës së saj me aktorin Dominic Purcell. Noah dhe Dominic nuk kishin diçka serioze dhe pasi ndaluan së takuari, Tish ka treguar se e dinte për ‘lidhjen’ e tyre.

Ndërkohë, artistja Miley Cyrus nuk kishte dijeni për “dramën” që rrethonte motrën dhe nënën e saj. “Miley nuk kishte asnjë ide për dramën me Dominic., asnjë ide fare” thotë burimi për “PEOPLE”.