Sporti

Dramë e vërtetë, Fiorentina siguron gjysmëfinalen e Kupës së Italisë pas penalltive, mposht Bolognan

01/09/2024 23:51
nga:Lorik J

Skuadra e Fiorentinas ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, pasi fitoi ndaj Bolognas në penallti.

Koha e rregullt dhe koha shtesë përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0, teksa u nevojitën penalltitë për t’u mësuar gjysmëfinalisti i parë i Kupës së Italisë në futboll, shkruan GazetaBlic Sport.

Vendasit u treguan më të saktë në ekzekutimin e penalltive dhe triumfuan me rezultatin 5-4.

Tek Fiorentina shënuan të gjithë lojtarët, teksa fytyra tragjike e kësaj nate tek Bologna ishte mbrojtësi, Posch, i cili gaboi nga 11 metra.

Kujtojmë se nesër luhet dueli mes Milanit dhe Atalantas, teksa çerekfinalet tjera janë Lazio – Roma dhe Juventus – Frosinone.

/GazetaBlic Sport