Sporti

Dramë e emocione të mëdha në ndeshjet e Superligës, Gjilani ‘lëshon’ mundësinë e madhe për fitore, Drita triumfon ndaj Malishevës

10/30/2021 14:56
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar tri ndeshjet e Superligës.

Drita ka triumfuar ndaj Malishevës, rezultati pas 90 minutave ishte 1 me 0, raporton GazetaBlic Sport.

Hoti i mysafirëve e çoi gabimisht topin në rrjetën e skuadrës së tij dhe i dha fitoren skuadrës së drejtuar nga Ardian Nuhiu.

Gjilani nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj skuadrës Dukagjinit, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “18 Qershori’.

Rezultati përfundimtar ishte 1 me 1, me golin e shënuar nga Ahmed Januzi që i dha avantazhin në pjesën e parë skuadrës vendase. Kur të gjithë menduan se ndeshja do të përfundonte me fitoren e skuadrës së Armend Dallkut, në skenë doli Progni, i cili barazoi shifrat në 1 me 1.

Megjithatë, Progni ka mundur të sigurojë fitoren e madhe të Gjilanit, por dështoi nga penalltia në mintuat shtesë.

Llapi, poashtu ka triumfuar ndaj Feronikelit, me golat e realizuar nga Riverira dhe Veliu. 0 me 2 ishte rezultati përfunditmar.

/GazetaBlic Sport/