Showtime

Dramat në jetën e Bleros, Gania ‘tallet’ me të

08/25/2024 15:20
nga:N K

Blero Muharremi si shpesh në karrierën e tij është në kulm të të qenurit i komentuar këto kohë.

Ndarja nga ‘bejbi’, afërsia e sërishme me të, dedikimet publike, tatuazhi, e kanë bërë të jetë viral e ‘meme’ në rrjet.

Këtë situatë me doza humori ka vendosur ta trajtojë Gani Gërmia.

Ish-banori i ‘Big Brother VIP Kosova 2’ ka postuar një fotografi gjatë qëndrimit të përbashkët në shtëpi krah Bleros ku shprehet:

‘Tu nejt afër Bleros me ju ra në sy femrave’.

Duket se Gania e ka gjetur ‘ilaçin’ si t’i ketë punët mirë me femra. Mjafton të jetë krah Bleros për të marrë vëmendjen e tyre.