Lajme

Drama e nënës së Jeton Temaj: Jetoj në banesat për raste sociale, kam të ardhura veç 140 euro në muaj!

05/23/2026 08:48
nga:Y I

Në një rrëfim emocionues për dokumentarin “Expose” vjen Kumrije Temaj, nëna e të riut, Jeton Temaj, i cili humbi jetën tragjikisht me 27 maj të vitit 2022.

Ajo me zërin që i dridhej tregon se jeton në kushte të vështira ekonomike në banesat për raste sociale në Skënderaj.

E njëjta na thotë se jeton vetëm me shumën prej 140 eurosh të pensionit të bashkëshortit të saj të ndjerë.

Nëna e Jetonit tregon se nuk ka para me as për avokat pasi mjetet që janë grumbulluar për shërimin e Jetonit, i’a ka dhënë të gjitha avokatit.

Ajo me lot në sy na tregon se djali i saj Jetoni ka patur vetëm arsimin 8-vjeçar të përfunduar pasi nuk ka patur mundësi t’a qoj më tutje.

E njëjta potencon se Jetoni i jepte gjithmonë vullnet së ëmës se sapo të rritej do t’a ndihmonte të dilnin nga gjendja ku ndodheshin.

Ajo përveç Jetonit, kishte humbur në lindje dhe pas lindjes edhe 4 djem dhe 1 vajzë, duke na treguar se jeta në vazhdimësi i kishte shkuar në zi.

Por, nëna Kumrije thote se të gjitha këto i harronte kur shihte djalin duke iu rritur dhe po i bëhej çdo here e më i mire, deri në momentin tragjik, moment i cili përmbysi gjithçka në jetën e saj.

Historia e vdekjes së Jeton Temajt vazhdon të jetë me mjaft pikpyetje.

Nëna e tij Kumrije Temaj deklaroi për dokumentarin “Expose” se do të vazhdojë të kërkojë drejtësi deri ditën e fundit të jetës së saj.

Ndërsa seanca e radhës gjyqësore për këtë rast pritet të mbahet me datën 18 qershor në orën 10:00.

VIDEO: