Euro2024

Drake vë bast 300 mijë dollarë që Kanada të mposhtë Argjentinën në Copa América 2024

07/09/2024 18:10
nga:Lorik J

Basti prej 300 mijë dollarësh i Drake në ndeshjen gjysmëfinale të Argjentinës në Copa America mund të jetë lajmi më i mirë për Leo Messi dhe bashkëlojtarët e tij… 

E gjitha sepse këtë herë reperi i famshëm ka vënë bast për…vendin e lindjes së tij, Kanadanë, që do të thotë se Argjentina do të shmangë mallkimin famëkeq të Drake.

Për ata që nuk janë në dijeni, i ashtuquajturi “mallkim” vjen si pasojë e asaj që skuadrat ose sportistët që ai mbështet në baste shpesh përballen me fatkeqësi të papritura.

Pra, me Drake duke vënë paratë e tij për Kanadanë, kampionët e botës thjesht mund ta gjejnë veten të lirë nga ai model i bezdisshëm.

/GazetaBlic Sport