Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Donjeta Dragusha, ka vizituar familjen e Presidentit historik, Ibrahim Rugova, në 19 vjetorin e ndarjes nga jeta të tij.
Dragusha tha se ‘kujtojmë me nderim dhe krenari udhëheqësin vizionar, arkitektin e pavarësisë dhe zërin e paqes për popullin tonë’
“Trashëgimia e tij jeton në shtetin e lirë dhe të pavarur të Kosovës për të cilin Presidenti dha gjithçka” shkruan Dragusha raporton “Gazeta Blic”.
Kujtojmë se Dragusha në këto zgjedhje kandidon me numrin 42.
Postimi i plotë:
Në çdo 21 janar, kujtojmë acarin e madh që solli për vendin tonë, vdekja e Presidentit Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.
Sot kujtojmë me nderim dhe krenari udhëheqësin vizionar, arkitektin e pavarësisë dhe zërin e paqes për popullin tonë. Trashëgimia e tij jeton në shtetin e lirë dhe të pavarur të Kosovës për të cilin Presidenti dha gjithçka.
Pusho i qetë, President!