Kandidatja për deputete e LDK-së njëherësh drejtoreshë e Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në komunën e Prishtinës, Donjeta Dragusha, ka ndarë një lajm të mirë në fillim të këtij viti.
Dragusha ka thënë se integrimi i plotë i fshatrave po bëhet edhe përmes Transportit Publik.
Ajo ka njoftuar se ‘nga data 1 Janar 2025, operatorët privatë do të operojnë në të njëjtat kushte si Trafiku Urban’ në fshatrat Prugovc, Barilevë dhe Drenoc.
Dragusha ka thënë se të liruar nga pagesa janë, Policia, FSK, veteranët, zjarrfikësit, pensionistët, personat me nevoja të veçanta dhe nxënësit e shkollave fillore.
“Siç patëm premtuar në programin e LDK-së dhe Kryetarit Rama, integrimi i plotë i fshatrave me pjesën urbane po bëhet edhe përmes Transportit Publik.Njoftim i rëndësishëm për banorët e fshatrave Prugovc, Barilevë dhe Drenoc.Pas marrëveshjes mes Komunës së Prishtinës dhe operatorëve privatë të transportit, nga data 1 Janar 2025, operatorët privatë do të operojnë në të njëjtat kushte si Trafiku Urban” shkruan Dragusha raporotn “Gazeta Blic”.
Kujtojmë se Dragusha edhe vetë vjen nga fshati Prugovc i Prishtinës.
Njoftimi i plotë: