Donjeta Dragusha, kandidate për deputete nga LDK, ka shprehur falënderimet për mbështetjen që mori gjatë tubimit të zhvilluar në Kodra e Trimave, raporton GazetaBlic.
Ajo theksoi se bashkimi dhe përkrahja e qytetarëve janë më të fuqishme se kurrë, dhe se besimi i qytetarëve për ndryshim dhe udhëheqje të re me Lumir Abdixhikun, është i qartë.
Dragusha u shpreh krenare për mbështetjen e tri dekadave të Dega e Parë të LDK-së dhe i ftoi qytetarët që të bëhen pjesë e fitores më 9 shkurt.
E plotë:
Të fala nga Dega e Parë e LDK-së, Kodra e Trimave🫶🏻🔥
Sonte, Kodra e Trimave foli qartë; bashkimi dhe përkrahja për Lidhjen Demokratike të Kosovës janë më të fuqishme se kurrë.
Falënderime të përzemërta për të gjithë ju që u bëtë pjesë e këtij tubimi madhështor. Përkrahja e palëkundur tregon besimin tuaj se Kosova ka vendosur për ndryshim, për një udhëheqje të fuqishme dhe vizionare me kryeminstrin e ardhshëm Dr. Lumir Abdixhiku.
Si Kryetare e Degës, ndihem e mbushur me krenari për mbështetjen e jashtëzakonshme që kemi marrë nga ju tash e tri dekada. Dega e Parë është një shembull i paepur i besnikërisë ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Shihemi me 9 Shkurt në fitoren e madhe✌🏻