Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Donjeta Dragusha, ka njoftuar se të shtunën do të mbahet tubimi përmbyllës në kryeqytet, shkruan GazetaBlic.
Dragusha tha se të shtunën, të gjitha rrugët na sjellin në Sheshin më të madh të Republikës, në tubimin më të madh elektoral.
Postimi i plotë:
Të shtunën, të gjitha rrugët na sjellin në Sheshin më të madh të Republikës, në tubimin më të madh elektoral, në ringritjen më të madhe të djathtë! ✌️
Ejani. Si festë, si refuzim estetik i ndarjes, përçarjes, urrejtjes – si shpresë për të bërë të ardhmen e këtij vendi siç e ka merituar gjithëherë! 🇽🇰
E shtunë, 8 shkurt, ora 18:00.
Sheshi Skënderbeu, Prishtinë! 🔥
Vishuni trash, vishuni mirë; le të mbyllim në festë e shpresë gjithë rrugëtimin e tanishëm; për të nisur një të ri!
FITORE DHE ASGJË MË PAK
Lidhja Demokratike e Kosovës 124✅
Lumir Abdixhiku 1 ✅
Donjeta Dragusha 42 ✅


