Lajme

Dragash: Një grua dërgohet pa shenja jete në QKMF

05/02/2024 09:38
nga:Sh R

Një rast i rëndë ka ndodhur në Dragash gjatë së mërkurës.

Rreth orës 15:55, në fshatin Brezna, një grua u dërgua pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Policia deklaron se rasti po hetohet si “Vdekje e dyshimtë”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jete dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.