Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani ka thënë se ka një tendencë që të futet Gjykata Kushtetuese në marrëveshjet e arritura deri tani mes Kosovës dhe Serbisë,
Mirëpo sipas tij, Gjykata Kushtetuese nuk ka punë këtu.
“Gjykata Kushtetuese nuk e ka bërë as statutin për Asociacionin, as marrëveshjen e Ohrit dhe ky është proces politik. Të gjitha dispozitat e marrëveshjes së Ohrit dhe të Brukselit janë dispozita që prekun pushtetin kostituiv kushtetutëbërës të Kosovës. Janë shumë me të rënda dhe nuk kanë lidhje me 2013-shin. 2013-shi me ligj është ratifikuar, është bë si është bë dhe ti i ke marrë zotimet dhe duhet të zbatohet”, ka thënë Hasani.
Megjithatë sipas tij, me aktgjykimin e vitit 2015, kjo gjykatë ka obliguar vetën që të bëjë kontrollimin kushtetues të marrëveshjeve.
Hasani ka bërë edhe një krahasim të draft – statutet për Asociacionin të propozuara nga Bashkimi Evropian dhe ai nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.