Lajme

“Draft-statuti gjerman” për Asociacionin: Qeveria nuk duhet t’i përgjigjet pa diskutim me opozitën

10/20/2022 20:39
nga:Genita C

Një “draft-statut gjerman” për Asociacionin e komunave me shumicë serbe u publikua sot dhe ngjalli reagime të shumta.

Ky “draft-statut gjerman” paraqet pikat e përgjithshme se si do të dukej në praktikë, si do të strukturohej një Bashkësi e komunave me shumicë serbe – si një Asociacion një-etnik, përsëri.

Lidhur me këtë ka reaguar njohësja e çështjeve politike, Shqipe Pantina e cila tha për GazetaBlic, se ky është një dokument interesant dhe Qeveria e Kosovës duhet ta shqyrtojë me seriozitet të madhë.

“Draft-statuti i publikuar sot në medie, si propozim gjerman për Asociacionin është një dokument interesant, i cili duhet të shqyrtohet me shumë seriozitet nga Qeveria ku edhe duhet të angazhojë ekspert, nëse është e nevojshme për ta analizuar”, thotë Pantina.

Pantina thotë se ky draft-statut përfshin nene pozitive, ku sipas saj secili prej tyre duhet analizuar detajisht.

I ndarë në 17 nene, dokumenti jep detaje për përcaktimin politik-ligjor, organet, objektivat, marrëdhëniet me autoritetet qendrore, Pantina thotë se neni 3 është pika më kryesore ku edhe përfshihet zhvillimi ekonomik.

“Në një lexim të shpejt, ajo çka unë mendoj si pozitive në këtë draft është një lloj sigurie që parashikohe me nenet 4 dhe 17, që kërkojnë miratim nga Qeveria dhe përputhmërinë me Kushtetuten”, thotë Pantina.

“Megjithatë, secili nen duhet analizuar detajit, specifikisht neni 3 pika b që flet për zhvillim ekonomik, ku shumë kompetenca të komunave i barten Asociacionit”.

Pantina thotë se Qeveria e Kosovës nuk duhet t’i përgjigjet këtij dokumenti, as pozitivisht dhe as negativisht pa një diskutim me opozitën.

“Pa marrë parasysh, nëse Qeveria këtij drafti i thotë Po ose Jo, atë nuk duhet bërë pa një studim të detajuar dhe veçanarisht pa një diskutim e dakordim me partitë opozitare”, tha Pantina.

Analisti politik, Gazmir Raci thotë për GazetaBlic se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet të themelohet, por duhet të jetë i bazuar në marrëveshjen e prillit të 2013, marrëveshje kjo e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës.

“Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka dhënë mendimin e saj, ai mendim duhet të jetë udhërrëfyes për çdo lloj marrëveshje të mundshme për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të themelohet dhe sipas vendimit të Gjykatës, ai duhet të jetë i bazuar në marrëveshjen e prillit të 2013, marrëveshje kjo e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës”, thotë Raci.

“Ky Asociacion duhet të jetë sipas Gjykatës Kushtetuese që thotë se: “Ai duhet të jetë i njejti siç Asociacioni aktual që ka Kosova””, shton Raci.

Sipas Racit, çfarëdo lloj asociacioni që bëhet nuk do të jetë mekanizëm i tretë në Kosovë.

“Kosova ka dy nivele të qeverisjes, ka nivelin qëndror dhe lokal, kështu që edhe letra e Mogherinit në atë kohë ka qenë konfirmim që çfarëdo lloj asociacioni nuk do të jetë mekanizëm i tretë në Kosovë”, tha Raci.

/GazetaBlic/

Shkëlzen Maliqi: Kurti s’ka qare pa e nënshkru marrëveshjen, nëse s’e bën do të ketë pasoja!