Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besim Mulaj, ka marrë pjesë në një tubim madhështor në Istog, ku ka theksuar mbështetjen e fuqishme të udhëheqësve të partisë dhe qytetarëve për betejën zgjedhore të 28 dhjetorit.
“Në një tubim madhështor të LDK-së në Istog, mora mbështetje të fuqishme nga lideri i LDK-së, z. Dr. Lumir Abdixhiku dhe nga kryetari Ferati për betejën zgjedhore të 28 dhjetorit. Istogu i Ibrahim Rugovës u bë njësh si kurrë më parë – të rinj e të vjetër, të bashkuar rreth vizionit të shpresës për ndryshim dhe qeverisje të drejtë me LDK-në. Kosovës i duhet ndryshim, andaj të mobilizohemi fuqishëm për ta jetësuar amanetin e votuesit besnik të LDK-së”, ka shkruar Mulaj në postimin e tij.


