Lajme

Dr. Sci Besim Mulaj tregon cilat do të jenë 5 angazhimet e tij në Kuvendin e Kosovës

12/13/2025 12:05
nga:Sh R

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Dr. Sci Besim Mulaj, ka prezantuar pesë angazhimet e tij kryesore, përmes të cilave synon përfaqësim të ndershëm dhe punë konkrete në Kuvendin e Kosovës.

Mulaj përmes një postimi në facebook ka theksuar se politika duhet t’u shërbejë qytetarëve dhe jo interesave të ngushta, duke u zotuar se do të jetë zë i drejtpërdrejtë i qytetarëve në institucionin më të lartë ligjvënës të vendit.

Ai thekson se këto nuk janë premtime boshe, por angazhime që do i merr me përgjegjësi të plotë.