Lajme

Dr.Sci. Besim Mulaj reagon ndaj Avdijajt, rendit dështimet që ia atribuon qeverisë Kurti dhe fton VV-në në debat publik

12/16/2025 11:48
nga:Genita C

Kandidati i LDK-së për deputet, Besim Mulaj, ka reaguar ndaj deklarimeve të Agron Avdijajt, duke i cilësuar kritikat e tij si çështje që duhen trajtuar me fakte dhe jo me komente personale, raporton GazetaBlic.

Mulaj ka renditur disa pretendime lidhur me qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, përfshirë marrëdhëniet me SHBA-në dhe BE-në, rritjen e çmimit të energjisë elektrike, mungesën e projekteve të reja energjetike dhe infrastrukturore, si dhe emigrimin e qytetarëve.

Ai ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje në debat publik për t’i diskutuar këto çështje me argumente dhe fakte.