Lajme

Dr. Sci. Besim Mulaj premton: Nëse zgjidhem deputet, linjiti nuk do të mbetet nën dhe, por do të shfrytëzohet me mençuri për industri të tjera

12/15/2025 12:11
nga:Genita C

Kandidati i LDK-së për deputet me numrin 79, Besim Mulaj, ka deklaruar se Kosova është një ndër vendet më të pasura me rezervat e linjitit, një pasuri natyrore që aktualisht përdoret vetëm për termoelektranat e Obiliqit, raporton GazetaBlic.

Ai ka theksuar se vendi importon qymyr ndërkohë që ka burime të bollshme, duke e quajtur këtë një paradoks dhe dështim të vizionit shtetëror.

Mulaj premton se nëse zgjidhet deputet, do të angazhohet për shfrytëzimin e mençur të këtij resursi, duke investuar në teknologji të pastra, industri të reja dhe eksport, gjithmonë në harmoni me mjedisin.

Postimi i plotë: