Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Dr.Sci Besim Mulaj, thotë se Kosova ka nevojë për ndryshim dhe se këtë ndryshim mund ta sjellim vetëm se bashku, raporton GazetaBlic.
Mulaj thekson se më 28 dhejtor kemi mundësinë që t’i japim vendit tonë një Kuvend dhe një qeveri që punojnë për zhvillim, stabilitet dhe miqësi të qëndrueshme me ShBA-të.
Ai ka thënë se do të ngreh shqetësimet e qytetarëve në rast se zgjedhet deputet.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë, miq, simpatizantë të LDK-së dhe mbështetës të mi,
Kosova ka nevojë për ndryshim – dhe këtë ndryshim mund ta sjellim vetëm së bashku. Më 28 dhjetor kemi mundësinë t’i japim vendit tonë një Kuvend dhe një Qeveri që punojnë për zhvillim, stabilitet dhe miqësi të qëndrueshme me SHBA-të, rrugë kjo që e dëshironte dhe e mbrojti me përkushtim Presidenti ynë historik, Ibrahim Rugova.
Në këtë fushatë, kontributi i secilit prej jush është i pazëvendësueshëm. Dua të jem zëri juaj në Kuvendin e Kosovës – të përfaqësoj shqetësimet, idetë dhe shpresat tuaja.
Po ashtu, përveç votës suaj më 28 dhjetor, kam nevojë edhe për ndihmën tuaj në aktivitete të ndryshme gjatë fushatës, që së bashku ta çojmë përpara vizionin tonë për Kosovën.
Ju ftoj të më shkruani në Facebook ose Instagram, që të koordinojmë mundësitë e bashkëpunimit.
Për të mirën e Kosovës sonë të dashur.
Dr. sci. Besim Mulaj


