Kandidati për deputet nga LDK, Dr. Sci. Besim Mulaj, ka takuar shumë istogas, të cilët thotë se janë të lidhur me LDK-në dhe kryeministrin në ardhje, Lumir Abdixhiku, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se Istogu po dëshmon se është gati ta bartë suksesin e zgjedhjeve lokale drejt fitores së madhe më 28 dhjetor.
“Kryetari Ferati, bashkë me ekipën e tij, po e bëjnë një punë të jashtëzakonshme, të ndershme dhe të përkushtuar, në të mirë të secilit qytetar, pa dallime e pa kushte. Kjo frymë më jep edhe më shumë motiv me i qëndru besnik angazhimit tim për komunën time, për njerëzit e mi”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Dje dhe sot pata vërtet kënaqësinë me u taku me shumë istogas – njerëz të mirë, të përkushtuar dhe të lidhur fort me LDK-në dhe me kryeministrin tonë në ardhje, Prof. Dr. Lumir Abdixhiku. Ajo që pashë në çdo bashkëbisedim ishte një gatishmëri e sinqertë, një energji që s’e kam ndier prej kohësh. Istogu po dëshmon se kur beson, edhe punon – dhe është gati me e bartë suksesin e zgjedhjeve lokale drejt fitores së madhe më 28 dhjetor.
Kryetari Ferati, bashkë me ekipën e tij, po e bëjnë një punë të jashtëzakonshme, të ndershme dhe të përkushtuar, në të mirë të secilit qytetar, pa dallime e pa kushte. Kjo frymë më jep edhe më shumë motiv me i qëndru besnik angazhimit tim për komunën time, për njerëzit e mi.
Edhe në këtë fushatë, si gjithmonë, zemra dhe përkushtimi im janë me Istogun.
— Dr.Sci. Besim Mulaj
#123
#79


