Lajme

Dr.Sci Besim Mulaj bën homazhe në nderim të Kosovë dhe Albert Zeqirajt- Dy burra të jashtëzakonshëm e patriotë të palëkundur!

12/10/2025 16:56
nga:Y I

Kandidati i LDK-së për deputet nga Istogu Dr.Sci Besim Mulaj së bashku me qindra qytetarë, familjarë, përfaqësues të lartë të LDK-së, kryetarin e Komunës së Istogut dhe Ukë Rugovën, morëm pjesë në homazhe dhe vendosëm kurora lulesh në nderim të Kosovë dhe Albert Zeqirajt në shënim të 24-vjetorit të rënies së tyre.

Mulaj tha se Kosova dhe Alberti kanë qenë dy burra të jashtëzakonshëm, patriotë të palëkundur, të cilët i ka njohur që nga fëmijëria dhe sporti.

“Vepra e tyre është e gdhendur thellë në kujtesën tonë, e sakrifica që bënë mbetet amanet që na obligon të gjithëve” shkruan Mulaj raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Sot, më 10 dhjetor 2025, në ora 11:00, së bashku me qindra qytetarë, familjarë, përfaqësues të lartë të LDK-së, kryetarin e Komunës së Istogut, z. Ilir F. Ferati, dhe Ukë Rugovën, morëm pjesë në homazhe dhe vendosëm kurora lulesh në nderim të Kosovë dhe Albert Zeqirajt, në shënim të 24-vjetorit të rënies së tyre.

Kosova dhe Alberti qenë dy burra të jashtëzakonshëm, patriotë të palëkundur, të cilët i kam njohur që nga fëmijëria dhe sporti. Vepra e tyre është e gdhendur thellë në kujtesën tonë, e sakrifica që bënë mbetet amanet që na obligon të gjithëve.

Lavdi jetës dhe veprës së tyre!