Lajme

Dr. Metë Shatri i bashkohet LVV-së, pjesë e listës së kandidatëve për deputet!

05/13/2026 16:06
nga:Y I

Dr. Metë Shatri i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmin e ka konfirmuar Kurti përmes një njoftimi në Facebook.

Ai ka potencuar se i njëjti do të jetë pjesë e listës së kandidatëve të LVV-së për deputet.

“Dr. Metë Shatri i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe është pjesë e listës sonë për deputet. Ka lindur në fshatin Tomoc të Komunës së Istogut dhe vjen nga një familje me traditë atdhetare dhe kontribut të mirënjohur për çështjen kombëtare.Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në Istog, ndërsa studimet universitare i ka vazhduar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, drejtimi Stomatologji, ku ka diplomuar në vitin 2013. Specializimin e ka përfunduar në vitin 2020 në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës” shkruan Kurti raporton “Gazeta Blic”.

Njoftimi i plotë: