Sporti

Prishtina synon përmbysjen e madhe ndaj Ferencvaros, synohet ëndrra e madhe e Ligës së Kampionëve

07/13/2021 08:13
nga:Mergim Rreci

FC Prishtina luan sonte në ndeshjen e kthimit me Ferencvarosin.

FC Prishtina dhe Ferencvaros zhvillojnë ndeshjen e kthimit në fazën e kualifikimeve për Ligën e Kampionëve me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, përcjell GazetaBlic Sport

Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultatin 3-0 në favor të hungarezëve dhe do të jetë një sfidë shumë e madhe për futbollistët e skuadrës kosovare që ta kthejnë rezultatin në të mirë të tyre.

Megjithatë, tek kampi i Prishtinës janë deklaruar optimistë për ndeshjen e sotme, duke thënë se me angazhim dhe dëshirë gjithçka mund të ndodhë.

Kujtjojmë që Prishtina kishte ofruar paraqitje shumë të mirë deri në minutën e 70’të në ndeshjen e parë, duke e ruajtur portën e paprekur. Por, më pas gjithçka ishte nën kontrollë te skuadrës hungareze.

/GazetaBlic Sport/