Arsenal ka triufmuar sonte ndaj Sheffield United në Premier League.
Të drejtuarit e Artetas triumfuan me rezultat 0 me 3, shkruan GazetaBlic.
Lacazette 2 herë dhe Martinelli shënuan golat e skuadrës mysafire, por kishte edhe raste të tjera që mund ta shtonin numrin e golave tek “Topçinjtë”.
Ishte një fitore shumë e rëndësishme që shërben për motivin e skuadrës, aq më tepër kur dihet që Arsenali vjen në këtë ndeshje pas barazimit tronditës me Slavia Prague në Europa League.
Granit Xhaka luajti në këtë takim për 90′ minuta dhe kishte paraqitje solide.
/GazetaBlic/


